Serbia provokon me simbolin “Z” edhe në Eurovision, nxit reagime

Serbia provokon me simbolin “Z” edhe në Eurovision, nxit reagime

Showbiz April 25, 2022 - 15:52

Serbia ka tentuar të shfaqë përkrahjen për Rusinë edhe përmes festivalit evropian “Eurovision”.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) ka publikuar fotografi zyrtare të këngëtares përfaqësuese në Eurovision, ku vie në dukje tavolina në formën “Z”, e kjo ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, por edhe në komunitetin e ndjekësve të Eurovisionit, të cilët kanë kërkuar të largohen këto fotografi, transmeton Zeri.info.

"Kush vendosi tavolinë në formë ‘Z’ në mes të pushtimit rus të Ukrainës? Pikëpamjet e saj apo tuajat politike janë një, këtu ju përfaqësoni të gjithë Serbinë. Hiqini këto foto nga profili zyrtar, edhe nëse e gjithë kjo ka ndodhur rastësisht”, tha një përdorues i indinjuar i Tëitter-it, duke i reaguar RTS-së.

Po ashtu reagime ka pasur edhe nga Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi ka publikuar shkrimin e mediave serbe në lidhje me këtë skandal, duke treguar reagimet e shumta në lidhje me të dhe se transmetuesi publik serb, është mbështetës i Rusisë.

“Transmetuesi publik serb, i njohur për raportet pro-ruse gjatë gjithë luftës kundër Ukrainës, publikon një foto të përfaqësueses serbe në Eurovision. Këngëtarja Konstrakta me shkrojnën e spikatur “Z’”, ka shkruar Selimi në Tëitter.

Reagime ka pasur edhe nga faqja “Eurovision Kosovo” e cila tash e një kohë po lobon për të pranuar Kosovën në festivalin evropian, e të cilët përmes Twitter-it kanë pyetur nëse Serbia po ë përkrah pushtimin rus të Ukrainës edhe përmes Eurovisionit.

Pavarësisht kërkesave që fotografitë të fshihen nga faqja zyrtare, RTS-ja ka lëshuar një reagimi duke i mohuar të gjitha akuzat se po bën politik në Eurovision, transmeton Zeri.info.

“Radiotelevizioni serb dënon ashpër insinuatat e papërshtatshme të disa individëve në rrjetet sociale se tavolina në foton e përfaqësueses sonë në Eurovizion, për shkak se ngjan me shkronjën "Z", gjithashtu "përfaqëson mbështetje për ushtrinë ruse në luftë në Ukrainë", thuhet në reagimin e RTS-së.

Ata kanë mohuar çdo qëllim të ngjashëm dhe e konsiderojnë keqdashëse lidhjen e përfaqësueses së tyre me situatën aktuale politike në botë.

“Tavolinat në foto janë përdorur për më shumë se tre vjet për nevojat e emisioneve tona dhe në këtë rast janë përdorur vetëm për një sesion fotografik. Ngarkimi i një kuptimi të ri në atë element skenografik është absolutisht i pakuptimtë, dhe në disa raste keqdashës”, thuhet më tej në reagim. /Zëri