Sunny Hill Festival fillon shitjen e biletave për edicionin e ri të festivalit

Sunny Hill Festival fillon shitjen e biletave për edicionin e ri të festivalit

Showbiz May 06, 2022 - 22:36

Sunny Hill Festival ka njoftuar se prej sot ka filluar me shitjen e biletave për edicionin e ri të festivalit, i cili këtë vit mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht.

Grupi i parë i biletave në shitje është ai i “Believers” që janë biletat e para me çmimin më të lirë, për t’i shpërblyer të gjithë pjesëmarrësit që besojnë në festivalin Sunny Hill dhe emrat e mëdhenj të artistëve global që ky festival i sjell çdo vit, pa i zbuluar emrat e performuesve në këtë fazë.

Në këtë edicion, Sunny Hill Festival e ka shtuar edhe një natë shtesë në festival, duke e zgjeruar festivalin në katër net në total, nga tre sa ishin në edicionet e mëparshme, duke e rritur numrin e performancave dhe artistëve që do të jenë në skenën e Sunny Hill këtë vit.

Sunny Hill Festival është festivali më i madh në Kosovë dhe festivali më i rëndësishëm në rajon për nga emrat e artistëve që i sjell për çdo edicion në Prishtinë. Në edicionet e kaluara, Sunny Hill Festival ka sjell emra të mëdhenj të artistëve botëror në Prishtinë duke përfshirë Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, Meduza, Generik DJ, Grace Carter, SG Leëis, Stanaj, Coltrane, Merk & Kremont, Klangkarusell, dhe emrat më të njohur të artistëve lokal nga të gjitha trojet shqiptare dhe artistë të tjerë shqiptar që jetojnë në diasporë. /Zëri

Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen KËTU