Shuma e saktë e dëmshpërblimeve që morën palët në gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heardit

Shuma e saktë e dëmshpërblimeve që morën palët në gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heardit

Showbiz June 01, 2022 - 22:49

Johnny Depp e ka fituar gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, lidhur me një artikull të publikuar nga aktorja në Washington Post në vitin 2018, ku thoshte se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Aktori kërkoi 50 milionë dollarë dëmshpërblim në padinë e tij, derisa Heard bëri një kundërpadi duke kërkuar dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh.

Duke qenë pala fituese, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese – gjegjësisht një total prej 15 milionë dollarësh.

Mirëpo, aktori do të përfitojë vetëm 10.350.000 dollarë (10 milionë e 350 mijë dollarë), duke qenë se gjykatësi e uli dëmin ndëshkues në maksimumin e Virginias prej 350.000 dollarësh (në vend të pesë milionë dollarëve sa ishte vendimi).

Në anën tjetër, Heard është shpërblyer me dy milionë dollarë në formë dëmshpërblimi (nga 100 milionë sa kërkonte në kundërpadinë ndaj ish-bashkëshortit të saj). Asaj nuk iu dha asnjë shpërblim për dëme ndëshkuese.

Depp nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të mërkurën kur u lexua aktvendimi, pasi ka qëndruar në Britani të Madhe, për – siç është thënë – angazhimet e punës të planifikuara më herët.

Në anën tjetër, Amber ndodhej në sallën e gjyqit. Pasi u lexua vendimi, Heard i përqafoi shkurtimisht avokatët e saj dhe më pas doli nga salla.

Ekipi ligjor i Depp ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa u përqafuan.