Dy akuza të reja për abuzim ndaj ish-producentit të Hollivudit

Dy akuza të reja për abuzim ndaj ish-producentit të Hollivudit

Showbiz June 09, 2022 - 22:51

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein do të akuzohet me 2 raste të reja të sjelljeve të pahijshme kundër një gruaje në Londër, ngjarje e ndodhur në verën e vitit 1996.

Shërbimi i Hetimit të Kurorës autorizoi Policinë Metropolitane të akuzonte 70-vjeçarin, pas provave të mbledhura nga kjo forcë. Viktima është një grua tashmë në të 50-tat e saj.

Dy vite më parë, producenti Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual.

Dikur, 67-vjeçari ishte ndër personat më me pushtet në Hollivud.

Por fama e tij u zbeh kur dhjetëra gra ngritën zërin për të denoncuar sjelljet e tij të pahijshme në 2017.

Weinstein akuzohet për abuzimin e e dhjetëra grave.

Në shkurt, ai u dënua për përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli në Nju Jork në vitin 2013 dhe se kishte detyruar një grua tjetër që të kryente seks oral në apartamentin e tij në 2006. /euronews