Rama: Faji i Qeverisë “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë

Rama: Faji i Qeverisë “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë

Showbiz June 16, 2022 - 12:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill”, i cili së fundi u vendos të mbahet në Tiranë.

Sipas kryetarit Rama, arsyeja pse ky festival sivjet është zhvendosur në Tiranë është për shkak të zvarritjes nga ana e Qeverisë në dhënien e pronës së kërkuar.

“‘Sunny Hill’ i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetmë të këtij festivali. Arsyeja pse ky festival sot është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjes së Qeverisë, e cila pavarësisht se gjithë procesi i dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për festivalin, është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e kryetarit të Komunës, ashtu si e konfirmoi edhe dje Asociacioni i Komunave”, tha Rama, duke e cilësuar zhvendosjen e këtij festivali si një lajm dëshpërues për Kosovën dhe Prishtinën.