Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur “Terr”, nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur “Terr”, nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci

Showbiz June 20, 2022 - 14:51

Të hënën, më 20 qershor, u publikua bashkëpunimi i ri me videoklip, nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci me titull ‘TERR’ në kanalin zyrtar të kantautorit në Youtube dhe në të gjitha platformat online.

Kantautorët Shpat Deda dhe Edona Vatoci e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me videoklip, i titulluar “Terr”.

Kjo këngë është bashkëpunimi i parë i këtyre kantautorëve.

Kënga “Terr” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, përderisa Edona Vatoci e ka shkruar tekstin në strofën e saj. Aranzhmani, produksioni dhe incizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.

Në këtë proces të krijimit ishin ngushtë të përfshirë Shpat Deda, Edona Vatoci dhe Dritëro Nikqi. Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Frank Arkwright nga Abbey Road Studios.

Videoklipi është punuar nga produksioni “Ravencity Production” dhe “Machina Production” dhe producentë ekzekutiv të tij janë Lulzim Luigji Bejta dhe Sibel Abdiu. Drejtor i fotografisë në video është Lulzim Bejta, montazhier Shpat Deda, kostumet janë bërë nga Venera Mustafa.