“Je heroi im”, aktori Ben Stiller takon Volodymyr Zelenskyn [video]

“Je heroi im”, aktori Ben Stiller takon Volodymyr Zelenskyn [video]

Showbiz June 21, 2022 - 09:39

Ylli i Hollivudit Ben Stiller takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të hënën.

Stiller qëndroi në Ukrainë si ambasador i vullnetit të mirë të komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Ti je heroi im”, tha Stilleri ndërsa përshëndeti Zelenskyn.

Stilleri vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin të hënën dhe bisedoi me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga lufta.

“Ju e shihni atë në TV, ju e shihni atë në mediat sociale, është diçka tjetër ta shohësh dhe ta ndjesh dhe pastaj të flasësh me njerëzit,” i tha Stilleri Zelenskyt.