Shumë qytete britanike të interesuara për ta pritur Eurovisionin e vitit 2023

Shumë qytete britanike të interesuara për ta pritur Eurovisionin e vitit 2023

Showbiz June 21, 2022 - 10:26

Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) ka njoftuar ditë më parë se për shkaqe të sigurisë, festivali evropian i këgës “Eurovision” vitin e ardhshëm nuk do të mbahet në Ukrainë.

Sipas rregullave të Eurovizionit, nëse vendi fitues nuk mund të organizojë festivalin evropian për çfarëdo arsye, EBU-ja do t'i ofrojë të drejtat e organizimit shtetit që përfundoi në vendin e dytë, që në këtë rast është Mbretëria e Bashkuar.

Pas deklaratës së EBU-së se Eurovisioni mund të organizohet në Mbretërinë e Bashkua, shumë qytete janë shprehur të entuziazmuara për të pritur ngjarjen më të madhe muzikore në botë, shkruan Zeri.info.

Deri tani interesim për të organizuar Eurovisionin e vitit të ardhshëm kanë shprehur qytetet si; Londra, Brighton, Glasgoë, Manchester e shumë qytete tjera.

Image
Qytetet që kanë shprehur interesim për ta organizuar Eurovisionin e vitit 2023. Foto:ESCEXTRA

Sipas rregullave, në rast se përfundimisht vendoset që Mbretëria e Bashkuar të organizojë Eurovisionin, qytetet e interesuara do të hynë në garë me ofertat e tyre në të cilat përfshihen plotësimi i disa kushteve.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit është mbajtur në Itali, ndërsa fitues është shpallur grupi nga Ukraina “Kalush Orchestra” me këngën “Stefania”. /Zëri