Nga nesër deri më 8 gusht mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi, shkak “Sunny Hill”

Nga nesër deri më 8 gusht mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi, shkak “Sunny Hill”

Showbiz August 03, 2022 - 18:40

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga në Parkun e Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e datës 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit, për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e mbajtjes së “Sunny Hill” nga data 4.08.2022 ora 00:00 deri më 8.08.2022, ora 07:00, raporton Zeri.info.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë, thuhet në njoftim.

Organizatorët thonë se në koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është e ndaluar qarkullimi. /Zëri