Dua Lipa: Shpresoj që të kemi liberalizim të vizave
Foto: Laura Hasani

Dua Lipa: Shpresoj që të kemi liberalizim të vizave

Showbiz August 04, 2022 - 16:06

Këngëtarja Dua Lipa gjatë konferencës së sotme në Prishtinë, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lipa foli për edicionin e këtij viti të Sunny Hill, ku përmendi edhe fushatën që ky festival do të bëjë për liberalizimin e vizave për Kosovën ,transmeton Zeri.info.

Ajo tha se shpreson që të bëhet sa më parë liberalizmi i vizave për Kosovën dhe të rinjtë të kenë sa më shumë mundësi të depërtojnë në Evropë.

“Mendoj që kemi shumë mundësi që mund të zgjerohemi në botë, shpresoj që të kemi liberalizim të vizave dhe të depërtojmë në Evropë dhe me promovimin e festivalit të sjellim këtë energji pozitive dhe historinë e bukur të vendit tonë dhe të kemi mundësinë ta bëjmë këtë sa më shpejt”, tha këngëtarja kosovare me famë botërore.

Po ashtu, edhe vet Sunny Hill në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar sot fushatën me moton “Më lër të lirë”, e që i bën thirrje BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën. /Zëri

Image