Dua Lipa viziton “Manifesta”-n: Ka instalacione të pabesueshme, vizitojeni patjetër

Dua Lipa viziton “Manifesta”-n: Ka instalacione të pabesueshme, vizitojeni patjetër

Showbiz August 09, 2022 - 14:36

Tashmë ka disa javë që kur ka nisur ngjarja më e madhe kulturore në vend “Manifesta”, e cila tërhoqi vëmendje të madhe.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka treguar se ka vizituar “Manifesta”-n në kuadër të qëndrimit të saj në Kosovë.

Ajo më tej ka thënë se aty ka të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet.

Lipa më tej ka përmendur një ndër ekspozitat kryesore që do të mbahen në hotelin “Grand”.

“Dje e vizitova bienalen ‘Manifesta’, që aktualisht po mbahet në Prishtinë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore po mbahet në hotelin ‘Grand’, i cili është pothuajse i braktisur, me përjashtim të organizimit të disa ngjarjeve private. Është një ekspozitë e mahnitshme, e cila po i mirëpret artistët nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Ju sugjeroj që nëse nuk e keni vizituar ende atë, ta fusni në listën e gjërave që duhet t’i bëni patjetër në Prishtinë gjatë kësaj vere”, shkroi Lipa në Instagram. /Zëri