Vdes në spital aktori amerikan 33-vjeçar, familja jep lajmin e hidhur

Vdes në spital aktori amerikan 33-vjeçar, familja jep lajmin e hidhur

Showbiz September 28, 2022 - 09:35

Ka vdekur në moshën 33-vjeçare aktori amerikan Robert Cormier, ndërsa ende nuk dihet shkaku.

Mediat e huaja raportojnë se lajmi është konfirmuar nga motra e tij e cila tha se ai ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë nga një rrëzim, por pa dhënë detaje të tjera.

Siç deklaruan njerëzit e tij, aktori “kishte pasion për të ndihmuar të tjerët dhe gjithmonë përpiqej të arrinte më shumë. Ai shijonte netët e filmave me familjen e tij dhe e admironte shumë të atin. Ai ndikoi te shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tij, qoftë familja apo shokët e skuadrës dhe miqtë”.

Comier u shfaq në “Heartland” në sezonin e 15-të, ndërsa më hëerët ka luajtur në “Heartland”, në sserialin “Slasher” në Netflix, ka marrë pjesë në “Designated Survivor”, “Ransom” dhe “American Gods”, si dhe shumë role të tjera televizive. /balkanweb