Rita Ora e ka menduar largimin nga muzika

Rita Ora e ka menduar largimin nga muzika

Showbiz October 03, 2022 - 10:50

Albumi i tretë “shumë i papërpunuar” i Rita Orës do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. Këngëtarja e “Anywhere” kaloi kohë në Shqipëri, duke punuar në vazhdimin thellësisht personal të “Phoenix” të 2018-ës dhe ajo u ka premtuar fansave se mund të presin shumë më shumë muzikë dhe filma nga ylli me shumë talent.

Ylli 31-vjeçar i popit pranon se ka luftuar me presionin “vërtet intensiv” të të qenit në qendër të vëmendjes dhe thotë se miqtë e saj të ngushtë dhe familja e kanë ndihmuar të kalojë këto momente kur ajo ndjente se do të linte karrierën e saj.

Rita, e cila kohët e fundit u martua me regjisoren Taika Waititi, ka thënë për “The Sun”: “Më erdhi që ta lija këtë industri. Thash me vete: ‘A ia vlen kjo? Çfarë po bëj?’ Ndërsa u bëra më e famshme, kuptova që njerëzit të shikojnë. Ti bëhesh model dhe ndonjëherë nuk je gati për këtë, sepse doje vetëm të bëje muzikë. Tani je duke u ndjekur nga miliona njerëz. Pra psikologjikisht është me të vërtetë intensive. Duhet të qëndroni besnikë ndaj miqve tuaj, që i njihni prej vitesh”.

E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, ajo tha: “Një album i ri – janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë i mrekullueshëm. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se mund të bëni më shumë se një gjë. Mund të jeni muzikante, aktore, balerinë, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të provoj dhe të bëj gjithçka. Tani jam 30 vjeçe dhe është koha ta rrotulloj këtë top”.

Aktorja e “Fifty Shades” paralajmëroi fansat e saj se mund të kenë nevojë për një ose dy pije alkoolike përpara se të dëgjojnë këngët e saj të reja. Ajo tha: “Doja ta bëja këtë një album shumë të papërpunuar muzikor. Ndoshta është mirë të merrni disa shishe nga ato që i pëlqeni t’i pini kur dëgjoni këtë album”. /Zëri