Brenda shtëpisë luksoze 8.5 milionëshe të Rita Orës [foto/video]

Brenda shtëpisë luksoze 8.5 milionëshe të Rita Orës [foto/video]

Showbiz October 06, 2022 - 11:55

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka vendosur të njoftojë publikun me shtëpinë e saj 8.5 milionëshe në Londër.

Revista e njohur “Architectural Digest” ka vizituar shtëpinë e rinovuar të Rita Orës, të cilën e ka prezantuar si një këngëtare shqiptare e lindur në Kosovë e që po shijon sukseset e saj botërore, transmeton Zeri.info.

Image

Revista tregon se Rita Ora nuk kishte bërë ndryshime të mëdha në shtëpi, pasi, siç ka thënë, i pëlqejnë gjërat e vjetra.

Shtëpia është e ndërtuar në vitin 1877. Aty kishte banuar edhe krijuesi Arthur Rackham.

“Unë kam pasur gjithmonë tërheqje për shtëpitë me frymë të vjetër. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike shumë krijuese, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo.

Më poshtë mund të shihni pamje brenda shtëpisë së këngëtares 31-vjeçare. /Zëri