Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Showbiz November 27, 2022 - 13:52

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se është kënaqësi e privilegj ta kesh një këngëtare si Dua, raporton Zeri.info.

“Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment! Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip”, shkroi ai. /Zëri