Dua Lipa vihet në siklet kur pyetet nëse do të merrte një djalë shqiptar, kjo është përgjigja e saj

Dua Lipa vihet në siklet kur pyetet nëse do të merrte një djalë shqiptar, kjo është përgjigja e saj

Showbiz November 28, 2022 - 18:17

Pak orë përpara koncertit, artistja Dua Lipa ka dhënë një konferencë për mediat, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.

Krahas performancës në Tiranë, turneut e projekteve të reja, 27-vjeçarja në një moment u vu paksa në siklet.

Ajo kishte pranuar edhe një pyetje për jetën personale, duke qenë se mori tani nënshtetësinë shqiptare.

“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua autores së “New Rules”.

E njëjta e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.

“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo, jo s’po di. Nuk kam përgjigje. Po hyn thellë tani”, tha ajo.

Dua ka qenë e komentuar për disa romanca dashurie. Ajo për më shumë se një vit ishte me modelin Anwar Hadid.