Fotografi të tjera nga koncerti i Dua Lipës për 28 Nëntor

Fotografi të tjera nga koncerti i Dua Lipës për 28 Nëntor

Showbiz November 29, 2022 - 16:43

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka elektrizuar mbrëmë (e hënë) Tiranën me koncertin përmbyllës në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Shqiptarët anë e mbanë shijuan performancën e yllit ndërkombëtar në sheshin “Skënderbej”, koncert ky që u organizua pikërisht për Ditën e Flamurit – 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dua kishte përzgjedhur disa prej këngëve të saj, derisa performanca u shoqërua me momente të veçanta, si ai kur mori flamurin dhe bëri simbolin e shqiponjës.

Ajo po ashtu uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë duke shtuar: “Urime 110-vjetorin e Pavarësisë. Faleminderit për përkrahjen, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut. Këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”.

Në fund të koncertit fishekzjarrë të shumta ndezën sheshin, që edhe pse në temperatura të ulëta ishte mbushur plot. /telegarfi

Image
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)