Clara Chia kërkoi ndihmë psikologjike pas “goditjes” që ia bëri Shakira me këngën e re

Clara Chia kërkoi ndihmë psikologjike pas “goditjes” që ia bëri Shakira me këngën e re

Showbiz January 28, 2023 - 23:00

Më 12 janar, u bë bujë e madhe pas publikimit të “Sessions #53” të Shakiras.Nëse pjesët e Bizarrap tashmë kanë një shtrirje të jashtëzakonshme, një bashkëpunim me Shakiran ishte i mjaftueshëm për të arritur rekorde historike.

Në këngë artistja e famshme bëri komente të ndryshme për ish-partnerin Gerard Pique, me të cilin u nda në vitin 2022.Me këngën kaq virale, të gjithë po flisnin për kolumbianen dhe futbollistin.

Megjithatë, ajo që ka qenë më shqetësuese nuk kanë qenë fjalët e saj ndaj Piques, por ndaj partneres aktuale të futbollistit, Clara Chia.Mesa duket Clara nuk është rehat me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës, e cila ka bërë që ajo të kërkojë ndihmë psikologjike.Tashmë këtë të shtunë në ‘Fiesta’, gazetari Saul Ortiz ka dhënë më tej detaje për situatën.

“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar”, tha ai.

“Ajo ka nevojë për një strehë sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë”.“Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në vëmendje të të gjithë botës”, thuhet më tej.

Përveç kësaj, Marisa Martin Blazquez dha një informacion të ri, i cili shpjegoi më tej vështirësitë që ka pasur ajo.

“Ajo ka nevojë për ndihmë në nivele të tjera, më të veçanta, nga ekspertë”. /Telegrafi