Tërhiqet shorti për Eurovision, zbulohet se kur do të këndojë Albina Kelmendi

Tërhiqet shorti për Eurovision, zbulohet se kur do të këndojë Albina Kelmendi

Showbiz February 01, 2023 - 08:38

Mbrëmë është bërë tërheqja e shortit për dy gjysmëfinalet e Eurovisionit, që do të zhvillohet këtë vit në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Sipas shortit, Shqipëria, e cila do të përfaqësohet nga këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi, me këngën “Duje”, do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë, më 11 maj, shkruan Zeri.info.

Image

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool, fituese e vitit të kaluar ishte Ukraina me grupin “Kalush Orchestra”, por për shkak të situatës në Ukrainë është vendosur që organizimin e Festivalit ta bëjë vendi i dytë, e që ishte Britania e Madhe. /Zëri