Eskalon Olta Gixhari, shan Big Brotherin [video]

Eskalon Olta Gixhari, shan Big Brotherin [video]

Showbiz February 01, 2023 - 19:45

Olta Gixhari këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që ka krijuar brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP.

Banorja ka nisur ditën me të qara duke thënë se nuk e di a dëshiron që të vazhdojë më garën.

Kjo pas konflikteve me Luiz Ejllin e po ashtu edhe me konkurrenten tjetër, Efi Dhedhes.

Së fundmi ka shprehur pakënaqësitë në një bisedë me Dea Mishelin dhe Tea Trifonin, ndërsa shfaqet sërish duke qarë.

E në momentin që u largua nga kuzhina, aktorja dëgjohet duke e sharë Big Brotherin.

Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Ajo përndryshe këto ditë ka qenë në një gjendje më të rënduar emocionale.

@lajmenew follow per me shume video ë ë #kiaratito #luizejlli #teamluizejlli #meluizin #oltagixhari #andreaaaaaaa80 ë original sound - LajmeNew