Ishte kundër por shoqja e Kiarës bën reagimin e papritur pas puthjes së saj me Luizin

Ishte kundër por shoqja e Kiarës bën reagimin e papritur pas puthjes së saj me Luizin

Showbiz February 02, 2023 - 16:26

Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin.

Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai me zor e priste.

Por ditë më parë një gjë të tillë nuk e dëshironte, shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa.

Ajo ishte pyetur për një opinion tek “E diell”, kur tha se shpreson që ajo puthje që të gjithë po presim të mos vijë asnjëherë.

“Shpresoj mos të ketë”, tha ajo.

Por pas puthjes së mbrëmshme duket se është penduar.

Liesa madje e ka postuar puthjen e çiftit më të ri në “BBVA”, në profilin e saj në ‘Instagram’.

“Ende nuk ka mbaruar”, ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe dyshen.

Image