Xhuli i premton Mbresës: Nëse e fitoj BBVK-në do të shkojmë në Dubai

Xhuli i premton Mbresës: Nëse e fitoj BBVK-në do të shkojmë në Dubai

Showbiz March 17, 2023 - 14:59

Teksa kanë mbetur një ditë para se të bëhet i ditur emri i fituesit të 200 mijë eurove në Big Brother Vip Kosova, banorët kanë bërë disa premtime për njëri-tjetrin.

Një premtim të tillë e bëri edhe Xhuli, e cila i tha Mbresës se në rast që fiton BBVK, ajo do t’i dërgojë të gjitha vajzat që ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Dubai.

“Nëse fitoj në Dubai do të shkojmë, ne vajzat pa djemtë, Dubai nuk është shtrenjtë”, ka thënë Xhuli.