Përjashtimi nga BBVA, rrëfehet Kejvina: Kur të dalë Luizi do të vazhdojmë si përpara, Kiara është personi më i shtirur Brenda

Përjashtimi nga BBVA, rrëfehet Kejvina: Kur të dalë Luizi do të vazhdojmë si përpara, Kiara është personi më i shtirur Brenda

Showbiz March 19, 2023 - 18:51

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, ka dhënë një intervistë për “Fun Club”, ku ka rrëfyer për herë të parë publikisht incidentin që çoi në largimin e saj nga spektakli.

Modelja e njohur e konsideroi si një moment të tensionuar duke shtuar se ka kërkuar falje publikisht për këtë gjest të pahijshëm.

“Kam kërkuar falje publikisht për këtë gjest sepse nuk është diçka e mirë, patjetër”, tha ajo.

Ajo tutje ka folur edhe për Luizin, teksa theksoi nuk njihen më përpara, por që edhe pas kësaj që ndodhi kur të dalë nga BBVA do të jenë sërish miq.

“Unë dhe Luizi nuk njihemi nga jashtë, jemi njohur aty brenda. Kemi shkuar shumë mirë që në natën e parë dhe unë gjithmonë e thoja edhe aty se e kam si vëlla dhe jam shumë e lumtur që është këtu brenda, u kuptoheshim në shumë gjëra, e shikoja disi se donte të më mbronte”, vazhdoi modelja.

“Ai moment nuk është se prishi marrëdhënien tonë, jam e sigurt që kur të dali do të vazhdoj gjithçka sikur përpara. Normalisht unë jam e mërzitur akoma për atë gjë që ka thënë, jam e sigurt, ai më ka kërkuar falje edhe brenda. Kur të dalë jashtë do të kemi raportin e njëjtë se në fund të ditës jemi zënë edhe me shoqërinë, jemi puthur s’është bërë nami. Marrëdhënia ime me Luizin aty ka qenë me të vërtetë reale. Dronin e dërgova si mënyrë për t’i thënë se jam me ty siç kam qenë më përpara dhe për t’i kërkuar falje për gjestin që bëra”, shtoi mes tjerash biondja.

Kejvina ka folur edhe për Kiarën, për të cilën tha se nuk ka asnjë problem me të, por që ajo ka probleme me veten.

Ylli i njohur tha se nuk beson në dashurinë e Kiarës ndaj Luizit dhe se moderatorja është personi më i shtirur brenda.