Kiara reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Do ti jem besnike ndjenjës sime

Kiara reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Do ti jem besnike ndjenjës sime

Showbiz March 26, 2023 - 16:53

Moderatorja Kiara Tito mbrëmë përfundoi garën e saj për të fituar çmimin e madh të “Big Brother VIP Albania”.

Kiara doli jashtë shtëpisë pasi nuk u votua mjaftueshëm sa për të fituar nominimin që kishte përballë Olta Gixharit.

E padyshim se qëndrimi apo largimi i saj nga shtëpia ishte tejet i komentuar vazhdimisht, e gjithë kjo për shkak të lidhjes së dashurisë me Luizin, njohur ndryshe si fenomeni i këtij edicioni.

Sot, Kiara Tito zgjodhi të reagojë, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe i dhanë dashuri përgjatë këtij spektakli.

Por ajo po ashtu tha se ka qenë e para që e ka ndjerë dashurinë e Luziti dhe se do t’i qëndrojë besnike ndjenjës deri në fund.

Fotografinë e parë të publikuar nga vetë ajo, Kiara zgjodhi që të jetë pikërisht ajo e dasmës me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥ë @ina.ejlli”, shkroi moderatorja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)