Përmallohet Kiara, publikon fotografinë e Luizit duke qarë në shtëpinë e BBVA-së

Përmallohet Kiara, publikon fotografinë e Luizit duke qarë në shtëpinë e BBVA-së

Showbiz March 27, 2023 - 09:24

Të shtunën, moderatorja e njohur Kiara Tito është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo u largua nga një televotim ku të nominuara ishin ajo dhe aktorja Olta Gixhari, ku rezultoi që kjo e fundit ishte më pak e votuar për të dalë.

Kiara la brenda të dashurin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli – i shquar si fenomeni i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Vetëm një ditë pasi është larguar, moderatorja duket se ka filluar të ndjej mall për të dashurin e saj, i cili gjithashtu po e ndjen në masë të madhe mungesën e Kiarës.

Moderatorja Tito publiki në InstaStory një imazh të Luizit, ku shihej duke qarë nën çarçafë – nga mungesa që ka për të dashurën e tij.

“Të dua”, shkroi Kiara në mbishkrimin e kësaj fotografie, shoqëruar me një emoji të madhe në formë zemre.

Image