Mc Kresha pajiset me licencë C të UEFA-s

Mc Kresha pajiset me licencë C të UEFA-s

Showbiz June 05, 2023 - 16:57

Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu i njohur si “MC Kresha”, që njihet edhe si një sportadashës i madh i futbollit, ka marrë licencën C të trajnerit.

‘Mc Kresha’ ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licencë C, në Tiranë.

Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.

Pas repit, këngëtari i mirënjohur pritet t’i kthehet ëndrrës së tij fëmijërore të merret me sportin e futbollit.

Gjatë fëmijërisë “MC Kresha” është marrur me futboll dhe ka qenë pjesë e klubit Trepça, si portier.

Një lëndim në gju ia ka pamundësuar Kreshnikut të vazhdojë karrirën për tu bërë futbollistë profesionist.

‘Kresha’ është një tifoz i zjarrtë i Liverpoolit dhe e njeh mjaftë mirë sportin e futbollit.