Ricky Martin vjen në Tiranë më 20 korrik për të performuar para publikut shqiptar

Ricky Martin vjen në Tiranë më 20 korrik për të performuar para publikut shqiptar

Showbiz June 07, 2023 - 13:32

Pas emrave të famshëm si: Rita Ora, Dua Lipa, Maluma e Ermal Meta, një tjetër artist me renome ndërkombëtare do të performojë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për këngëtarin Ricky Martin, i cili ka njoftuar se do të mbajë këtë verë një koncert gjigant në mes të Tiranës.

Këtë gjë e bëri të ditur vet interpretuesi i hitit “Livin’ La Vida Lova” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Image

Ai ka shfaqur posterin e koncertit, i cili do të bahet më datë 20 korrik në Sheshin “Skënderjej” të kryeqytetit shqiptar.

Në Shqipëri përndryshe kanë performuar ndër vite emra të njohur të muzikës botërore, listës së të cilëve tashmë këtë vit iu bashkangjitet edhe Ricky Martin.