Për herë të parë koncert në Shqipëri, Ricky Martin: I lumtur që do të jem në Tiranë

Për herë të parë koncert në Shqipëri, Ricky Martin: I lumtur që do të jem në Tiranë

Showbiz June 07, 2023 - 18:55

Ylli latin me famë botërore, Ricky Martin më 20 korrik pritet që për herë të parë të mbaj koncert në Tiranë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet artisti në llogarinë e tij në Instagram ku numëron më shumë se 18 milionë ndjekës.

Në një tjetër postim, ylli i hitit “Livin’ La Vida Loca” tha se ndihet i lumtur që do të mbaj një koncert në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar 51-vjeçari.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Rickyt një tjetër artist me renome ndërkombëtare që do të vijë këtë verë në Shqipëri është edhe Enrique Iglesias.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)

Lajmin për koncertin e Iglesias në Tiranë më 30 qershor e ka konfirmuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.