
Shakira sërish para gjykatës për evazion fiskal, Spanja nuk tërhiqet nga padia
Një prokuror spanjoll ngriti një kërkesë të dytë tatimore kundër këngëtares kolumbiane Shakira, duke e akuzuar atë për mashtrim të shtetit prej 6.6 milionë euro në vitin 2018.
“Mbretëresha e popit latin” tashmë do të dalë në gjyq në nëntor në Barcelonë për një çështje që përfshin evazion fiskal prej 14.5 milionë euro për periudhën 2012-14, raportoi Reuters. Edhe pse ajo mohon çdo akuzë, ajo mund të dënohet deri në tetë vjet burg.
Prokurori i çështjes së re pretendon se në vitin 2018 Shakira nuk ka raportuar ndër të tjera një fitim prej 12.5 milionë dollarësh si paradhënie për turneun e saj botëror “El Dorado”.
Në atë kohë, ajo jetonte në Barcelonë me Gerard Pique, yllin e klubit të futbollit atje, me dy fëmijët e tyre. Prokurorët pretendojnë se ajo banonte në Spanjë dhe për këtë arsye duhej të paguante tatimin mbi të ardhurat e saj, pavarësisht se ku i kishte fituar. Në vend të kësaj, thonë ata, ajo i devijoi paratë tek “kompanitë me bazë në vendet me taksa të ulëta”.
Shakira, e cila ka shitur miliona disqe në mbarë botën, akuzohet se nuk ka paguar 5.4 milionë euro tatimin mbi të ardhurat dhe vlerësohet se ka gjashtë milionë borxhe pasi ka marrë parasysh interesin e përllogaritur dhe pagesat vullnetare.
Ajo akuzohet gjithashtu se ka mashtruar shtetin prej 773,600 € në tatimin mbi pasurinë, duke rezultuar në një borxh prej 625,190 €. /euronews