Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe DJ Craxin, vendos ekstradimin drejt Kosovës

Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe DJ Craxin, vendos ekstradimin drejt Kosovës

Showbiz August 08, 2024 - 12:56

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest në burg” për reperin Noizy dhe DJ Crax.

Mësohet se seanca u shqyrtua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani, përcjell Klankosova.tv.

Më poshtë vendimi i Gjykatës:

Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer më datë 07.08.2024, ora 07:30, për qëllime ekstradimi, të shtetasit R.R.

Të caktojë ndaj shtetasit R.R., masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.

Te vleftësoje si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 08.00, për qëllime ekstradimi, të shtetasit B. B..5. Të caktojë ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve të Nenit 495, pika 4 të Kodit të Procedurës Penale.

Urdhërohen prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund te bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës si gjykata kompetente e vendbanimit të Shtetasit R.R..

U shpall në Tiranë, sot më datë 08.08.2024. /tch