
Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i artistes Kelly Clarkson pas betejës me sëmundjen e rëndë
Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Një përfaqësues i familjes konfirmoi lajmin për revistën People me një deklaratë ku thuhej:
“Me shumë trishtim ndajmë lajmin se Brandon Blackstock ka ndërruar jetë.
“Brandon luftoi me guxim me kancerin për më shumë se tre vite”.
“Ai u nda nga jeta në mënyrë paqësore dhe ishte i rrethuar nga familja. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”.
Ky njoftim vjen vetëm disa orë pasi Kelly Clarkson njoftoi se po shtynte datat e mbetura të koncerteve në Las Vegas për muajin gusht, për shkak të sëmundjes së ish-bashkëshortit të saj.
Clarkson, 43 vjeç, dhe Blackstock ishin të martuar nga viti 2013 deri në vitin 2022 dhe kanë dy fëmijë së bashku: River, 10 vjeç, dhe Remington, 8 vjeç.

