Miku i ngushtë i Gjestit flet për gjendjen e tij pas humbjes së vëllait
DJ Gimbo, një nga miqtë më të afërt të fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit, ka folur hapur në një intervistë për “Canape”, duke ndarë rrugëtimin e tij në muzikë, marrëdhënien e ngushtë me artistin e lartpërmendur dhe emocionet e periudhës së fundit.
Gimbo përmes videos ka treguar se Gjestit i detyrohet shumë nga ajo që ka arritur deri më sot, duke e quajtur atë ‘shtysën kryesore’ dhe motivimin më të madh në karrierën e tij.
“Gjithmonë kam besuar që bashkë do t’i kapnim majat”, u shpreh DJ.
Kur u pyet me humor nëse do ta shihnim ndonjëherë si pjesë të Big Brother, ai e mori me sportivitet situatën, duke thënë: “Nuk është fer me fitu dy herë”.
Megjithatë, momenti më i ndjerë i intervistës ishte ai kur Gimbo foli për ndarjen e papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit.
Ai e përshkroi këtë ngjarje si një tronditje të madhe. “Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Ua kthefshim në gëzim”.
Duke qenë ndër personat më të afërt me Gjestin, Gimbo dha edhe disa detaje mbi mënyrën se si po e përballon ai këtë periudhë të vështirë.
“Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Po rri me familjen më shumë, kaq”, tha ai shkurt, duke lënë të kuptohet se Gjestit i duhet ende kohë për t’u rikthyer.