Dolce bën veprimin e radhës, shijon darkë romantike në Grande Fratello

Dolce bën veprimin e radhës, shijon darkë romantike në Grande Fratello

Showbiz December 04, 2025 - 08:27

Shtëpia e “Grande Fratello” është ndezur pas zgjedhjes së Dolce-s për darkën speciale.

Ajo kishte në dorë të përzgjidhte vetëm tre banorë për t’i marrë me vete në një natë darkë të veçantë.

Me pak vende të disponueshme, vendimi i saj u kthye menjëherë në temën kryesore të diskutimeve.

Dolce vendosi të marrë Jonas dhe Omar, së bashku me një tjetër banore, duke zgjedhur pikërisht ata persona që ajo i pëlqen dhe i ndjen më afër vetes.

Kjo përzgjedhje i “shkon më shumë për shtat” banores shqiptare, e cila ka treguar se preferon shoqërinë dhe komunikimin e natyrshëm brenda programit. Ky veprim dëshmon qartë se Dolce po investon kohë dhe energji me banorët që i pëlqejnë më shumë dhe me të cilët ka krijuar afërsi të veçantë në javën e saj në Itali.

@vickysparrots74 Una serata speciale,inizia la cena in Tugurio ë Dolce, Jonas, Donatella e Omer ë #perte #grandefratello #anitamazzotta #Jonas #jonita ë INSTRUMENTAL MUSIC JIWA FZ - — JIWA Fz —

Ndërkohë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Edi ka marrë më në fund lajmin e madh: Dolce nuk është larguar, por është në “Grande Fratello”!

Edi u shpreh i lehtësuar dhe tejet i lumtur kur mësoi të vërtetën. Pasi e pa Dolcen të qeshur dhe të lirshme në klipin e transmetuar, ai shprehu hapur gëzimin e tij për suksesin e saj në Itali.

Edi, i cili gjatë mungesës së saj shpesh ka shfaqur shqetësim dhe mall, e ka bërë të qartë se, pavarësisht distancës gjeografike, ai e ndjen shumë pranë partneren e tij dhe mezi pret momentin kur ajo do të jetë sërish pranë tij. /Prive By Liberta Spahiu