E thërret ‘Noti’, Labinoti kërcënon Londrimin: Familja ime do të ketë problem me ty [video]

E thërret ‘Noti’, Labinoti kërcënon Londrimin: Familja ime do të ketë problem me ty [video]

Showbiz December 06, 2025 - 21:39

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Labinot Rexhës dhe Londrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke krijuar një moment të tensionuar.

Përplasja nisi kur Labinoti kërkoi nga Londrimi që të ndalë ta thërrasë “Noti”.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj për arsye familjare: “Familja ime do të ketë problem me ty. Familja ime nuk ka qejf të të dëgjojë duke më thirrur Noti sepse e kemi pasë problem”, tha Labinoti me ton serioz.

Londrimi reagoi menjëherë dhe e paralajmëroi se është kërcënim, duke i kërkuar respekt: “Ti nuk mund të kërcënosh. Ky është kërcënim. Të lutem”, i tha ai.

Debati u intensifikua kur Labinoti ngriti zërin dhe theksoi identitetin e tij: “Quhen Labinot po të them”, duke e mbyllur diskutimin me vendosmëri.

Momenti la të gjithë banorët e tjerë të befasuar dhe të vëmendshëm, ndërsa tensioni mes dy konkurrentëve mbeti i dukshëm edhe pas debatit. /telegrafi