Dafina Zeqiri ndan momente të ëmbla familjare: Këngëtarja shijon ditët si nënë, ndërsa po përgatit edhe koncertin e radhës
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar së fundi disa fotografi të veçanta nga përditshmëria e saj, duke ndarë me ndjekësit momente të ngrohta familjare.
Në postimin e saj, ajo shkroi thjesht: “Jeta”, duke lënë të kuptohet se faza e re si nënë po i sjell emocionet dhe lumturinë më të madhe të mundshme.
Në imazhe shihet artistja e shtrirë pranë foshnjës, duke reflektuar qetësi dhe afeksion. Në një tjetër fotografi paraqitet partneri i saj, Kreshniku, teksa mban beben në krahë.
Pjesë e postimit ishin edhe disa çaste të tjera nga rutina e këngëtares, duke dëshmuar jetën e saj të balancuar mes familjes dhe angazhimeve profesionale.
Megjithëse ka pak kohë që është bërë nënë, Dafina i është rikthyer menjëherë ritmit të saj artistik.
Këngëtarja tashmë është duke punuar për përgatitjen e një koncerti, duke dëshmuar edhe një herë energjinë dhe dedikimin e saj të zakonshëm.
Fansat e kanë përshëndetur këtë fazë të re të jetës së saj, duke e mbështetur si në rolin e nënës, ashtu edhe në karrierën muzikore. /telegrafi