Higuain ia dhuron fitoren e parë Juventusit (Video)

Sport August 20, 2016 - 22:43

Juventus e ka nisur me fitore edicionin e ri 2016/17 të Serie A, duke mposhtur në shtëpi Fiorentinan

Juventus ka mposhtur 2:1 Fiorentinan në ndeshjen e parë të saj në edicionin e ri të Serie A, falë sulmuesit 90 milionësh, Gonzalo Higuain.

Kampioni ka qenë skuadër dominuese në shumicën  kohës, ndërsa ndeshjen e vendosi Higuain.

Juventus ka kaluar e para në epërsi me golin e Khediras, por sulmuesi kroat Kalinic ka barazuar rezultatin në 1:1.

Por, atëherë kur Juventus kishte më shumë nevojë, në skenë doli sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, që shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitoreje Juventus ndjek Romën, që më herët deklasoi Udinesen me rezultat të thellë 4:0. /Express/