Ja çfarë thotë Ronaldo pas golit të parë në fanellën e Juventusit

Ja çfarë thotë Ronaldo pas golit të parë në fanellën e Juventusit

Sport gusht 12, 2018 - 21:19

Cristiano Ronaldo ka debutuar me gol në fitoren e Juventusit në ndeshje miqësore kundër Juventus B.

Skuadra e parë e Juventusit ka mposhtur 5:0 skuadrën e të rinjve.

Në këtë ndeshje për Juventusin u paraqit edhe Cristiano Ronaldo, që shënoi pas tetë minutave.

Pas këtij goli, Ronaldo ka falënderuar tifozët e Juventusit në rrjetet sociale.

“Një ditë emocionuese, në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juventusit”, ka shkruar Ronaldo.

“Faleminderit për të gjithë tifozët për dashurinë e madhe të treguar”./Lajmi.net/