Bayerni dhuron spektakël dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayerni dhuron spektakël dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Sport gusht 12, 2018 - 22:33
Lexo detajet

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë.

Gjiganti bavarez është fitues i Superkupës së Gjermanisë për vitin 2018, pas fitores së thellë 5-0 që shënoi ndaj Eintracht Frankfurtit në finale.

Pjesa e parë e ndeshjes dhe disa minuta në të dytën i takuan sulmuesit Robert Lewandowski, që realizoi tre gola.

Spektakli i sulmuesit polak filloi në minutën e 21’, për të vazhduar në minutën e 26’ dhe në minutën e 54’.

Coman në minutën e 63’ shënoi për 0-4, ndërsa Thiago Alcantara vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 85, për 0-5.

Kjo është hera e shtatë që Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë.