Juve e do me çdo kusht Championsin

Juve e do me çdo kusht Championsin

Sport gusht 13, 2018 - 18:55

Juventusi është më i vendosur se kurrë për ta fituar Ligën e Kampionëve pasi e transferoi Cristiano Ronaldon.

Kështu thotë trajneri Massimiliano Allegri, raporton Zeri.info.

Ronaldo, i cili zbarkoi në Torino për 112 milionë euro nga Real Madridi, e shënoi golin e parë për ekipin nga Serie A të dielën në ndeshjen tradicionale në mes të ekipit të parë dhe atij të dytë të Juves.

Ylli portugez është shpallur katër herë kampion i Evropës me Realin dhe ka shënuar dy herë në finalen e 2017-s pikërisht ndaj Juventusit, në fitoren 4:1.

Kjo ishte hera e dytë në tri vjet që gjiganti italian e kishte arritur finalen, duke u mposhtur gjithnjë nga ekipet spanjolle (kishte humbur Barcelona 3:1 në 2015-ën).

Image

Mirëpo, me Ronaldon, i cili tashmë duket si në shtëpi në Torino, Allegri shpreson që viti 2019 do t’i japë fund pritjes për një sukses evropian që nga viti 1996.

“Natyrisht, ne kemi ambicie më të mëdha për ta fituar Championsin sesa vitet e kaluar. Ronaldo na ka sjellë eksperiencën e nivelit ndërkombëtar dhe është shembull për të tjerët”, deklaroi Allegri për “Sky Sport Italia”. /Zëri/