Mbrojtësi i Genoas: Isha në urën Ponte Morande para se ajo të shembej

Mbrojtësi i Genoas: Isha në urën Ponte Morande para se ajo të shembej

Sport gusht 14, 2018 - 18:37

Domenico Criscito, mbrojtës i Genoas, ka bërë të ditur se ishte në urën Ponte Morandi vetëm dhjetë minuta para se ajo të shembej. Ai në llogarinë e tij në Instagram e ka konsideruar këtë ngjarje si të neveritshme.

Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova, është shembur disa orë më parë. Nga shembja e urës, mediat italiane raportojnë se kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, gjersa thuhet se nën rrënoja kanë mbetur edhe shumë vetura.

Criscito ka postuar një foto në Instagram për t’iu treguar tifozëve të tij se ai ka shpëtuar.

“Unë po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë atë që po më shkruajnë të brengosur për mua dhe familjen time. Jemi të gjithë në rregull, edhe pse kishim kaluar në atë urë saktësisht 10 minuta para se të shembej”, ka shkruar Criscito.

“Ne duhet të bëjmë diçka për këtë vend, njerëzit shpërngulen nga këtu për këto gjëra. Na nevojitet siguri, na nevojitej dikush që bën diçka. Kjo është e neveritshme”. /Gazeta Express/

Image