Kjo nuk duhet t’iu ikë: Ja si këndon Ronaldo para bashkëlojtarëve të rinj te Juventusi

Kjo nuk duhet t’iu ikë: Ja si këndon Ronaldo para bashkëlojtarëve të rinj te Juventusi

Sport gusht 17, 2018 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Cristiano Ronaldo është detyruar t’i përgjigjet ritit tradicional të këndimit para fillimit të aventurës te skuadra e re.

Ylli portugez këtë verë nga Real Madrid për 112 milionë euro i është bashkuar Juventusit.

33 vjeçari ka stërvitur intensivisht këto ditë, për të qenë gati për ndeshjen e javës së parë në Serie A, ku Juventus nesër (e shtunë) luan në udhëtim te Chievo nga ora 18:00.

Në prag të kësaj ndeshje, pesë herë fituesi i Topit të Artë është detyruar të këndojë para bashkëlojtarëve të rinj.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe prurjet e reja te Juventusit si  Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo Bonucci.