Fitore e përvuajtur e Juventusit ndaj Chievos në debutimin e Ronaldos

Fitore e përvuajtur e Juventusit ndaj Chievos në debutimin e Ronaldos

Sport gusht 18, 2018 - 20:24

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin 2018/2019 në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur që pas shumë vuajtjeve të marrë pikët e plota nga udhëtimi te Chievo, skuadër të cilën e mposhti 2:3 me golin e fitores që erdhi në minutën e 93’.

Skuadra e Allegrit e nisi furishëm ndeshjen duke e arritur golin e epërsisë që në minutën e 3’ përmes Sami Khedira.

Chievo arriti të rikthehej në lojë kur barazoi për 1:1 në minutën e 38’ me anë të Stepinksi.

Pjesa e dytë solli edhe përmbysjen e rezultatit për Chievon, që në minutën e 56’ shënoi për 2:1 nga penalltia me Giaccherinin.

Pas këtij goli Juventusi rriti sulmet në drejtim të Chievos, duke provuar edhe me Ronaldon i cili e kishte të vështirë ta mposht portierin Sorrentino, që dukej në formë të lartë.

Insistimi i vazhdueshëm solli edhe golin e barazimit në minutën e 75’, kur Bani shënoi autogol.

Kur u mendua se Chievo do ta marrë një pikë kundër Juventusit, ishte Bernadeschi që u shfaq për ta bërë heroin te ‘Zonja e Vjetër’, për fitoren 2:3, për tre pikët e para këtë sezon.