Man City transferon portierin nga MLS, shtohet konkurrenca për Arijanet Muriqin

Man City transferon portierin nga MLS, shtohet konkurrenca për Arijanet Muriqin

Sport dhjetor 06, 2018 - 20:36
Lexo detajet!

Portieri i skuadrës kombëtare të SHBA, Zack Steffen ka kompletuar kalimin e tij tek skuadra e Manchester City.

“Goal” shkruan se portieri ka përfunduar testet mjekësore dhe të enjten (sot) ka nënshkruar kontratën e tij me skuadrën angleze, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari do të bashkohet me “Citizens” për shumën e 7 milionë eurove, shifër që mund të ngritet në 9 milionë nëse ai përmbushë pritshmëritë.

Kësisoj, konkurrenca për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të shtohet.

Megjithatë, një lajm i mirë për të është se transferi i ri nga Amerika do të dërgohet në La Liga në formë huazimi. Me shumë gjasë skuadra do të jetë Girona.

Transferimi i Steffen është një prej transferëve më të paguara në MLS ( superligën e futbollit në Amerikë).