Merr fund epoka e Mourinhos te Man Utd, e zëvendëson super-trajneri

Merr fund epoka e Mourinhos te Man Utd, e zëvendëson super-trajneri

Sport dhjetor 07, 2018 - 08:42
Lexo detajet!

Jose Mourinho do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Trajneri portugez, Jose Mourinho dhe Manchester United, do t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit, pas bashkëpunimit tre vjeçar.

Mediet në Angli raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ kanë filluar të mendojnë për trajnerin që do të zëvendësojë ish trajnerin e Chelsea, Interit dhe Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

Jose Mourinho është vetëm trajneri i radhës që ka dështuar të sjellë titullin e Premierligës në ‘Old Trafford’, që nga koha e largimit të legjendarit Sir Alex Ferguson.

Titulli i Premierligës nuk do të vijë as edhe këtë sezon në ‘Old Trafford’, me Manchester United që renditet në vendin e tetë me 23 pikë, 18 pikë më pakë se liderët e Manchester Cityt.

Kjo formë e dobët, dhe raportet e Mourinhos me lojtarët, sidomos me Paul Pogban, kanë shtyrë Manchester United të fillojnë të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

Caku kryesor i Manchester United, thuhet se është trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Image