Triumfojnë Celtics e Blazers

Triumfojnë Celtics e Blazers

Sport dhjetor 07, 2018 - 10:23
Detajet

Boston Celtics ka triumfuar në shtëpi ndaj New York Knicks me rezultatin 128:100, duke iu gëzuar kështu fitores së katërt radhazi, transmeton zeri.info

Vendasit ishin dominues gjatë gjithë kohës dhe këtë gjë më së miri e tregon edhe epërsia e lartë, me të cilën e mbyllën sfidën. Kyrie Irving me 22 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime dhe Jaylen Brown ishin më meritorët për fitoren e Celtics.

Ndërkohë, te Knicks më i dalluari ishte Tim Hardaway Jr., i cili realizoi 22 pikë, 2 asistime dhe 1 kërcim. Fitores i është gëzuar edhe Portland Trail Blazers, që triumfoi si vendas ndaj Phoenix Suns me rezultatin 108:86.

Çereku i parë padyshim që ishte thuajse vendimtar në fitoren e vendasve, të cilët e mbyllën atë me rezultatin 34:9.

Damian Lillard me 25 pikë, 8 asistime dhe 5 kërcime dhe Jake Layman shkëlqyen në fitoren e Blazers, derisa te Suns më i dalluari ishte Josh Jackson me 14 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime

. Rezultatet: Boston – New York 128:100, Portland Trail – Phoenix 108:86, Utah – Houston 118:91.