Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës nënshkruan me këtë skuadër!

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës nënshkruan me këtë skuadër!

Sport dhjetor 07, 2018 - 10:36
Detajet

Mirlind Kryeziu do ta vazhdojë karrierën në futbollin zviceran, shkruan sot gazeta Zëri.

Futbollisti kosovar e ka vazhduar të enjten kontratën me Zurichun për një vit, që nënkupton se përfaqësuesi kosovar do të jetë pjesë e këtij klubi deri në vitin 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur Zurichu përmes uebfaqes së vetë zyrtare. 21-vjeçari me pasaportë të dyfishtë, kosovare dhe zvicerane, i cili vendosi ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij, është pjesë e gjigantit zviceran që nga mosha 7-vjeçare, deri tash i ka kaluar krejt ekipet zinxhirë të Zurichut, ndërsa një sezon ishte huazuar tek ekipi i Challenge League (liga e dytë zvicerane), FC Biel.

Image

Mesfushori qendror është i gjatë 196 centimetra dhe deri tash i ka zhvilluar 22 ndeshje me ekipin aktual. Ai ka debutuar në ekipin e Zurichut më 31 mars 2018 në barazimin 1:1 kundër Sionit.

Kryeziu konsiderohet si e ardhme e ndritshme e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe e Zurichut, i cili synon ta mbajë sa më gjatë dhe më pas në rast se arrin ndonjë ofertë e majme ta shesë atë me një çmim të kënaqshëm. /Zëri/