Ince kritikon Pogban dhe Lukakun

Ince kritikon Pogban dhe Lukakun

Sport dhjetor 07, 2018 - 10:59
Detajet

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Paul Ince thotë se Paul Pogba është duke luajtur si një futbollist mesatar, derisa Romelu Lukaku nuk bën thuajse asgjë në fushë, transmeton zeri.info

“Duket sikur sa herë që flas për Manchester Unitedin, bëhet fjalë për Paul Pogban dhe Romelu Lukakun. Jam duke u lodhur nga ta”, deklaroi Ince.

“Ai (Jose Mourinho) bëri mirë që la jashtë Pogban dhe Lukakun, ata nuk duken shumë të interesuar dhe thjesht nuk janë aq të mirë. Kundër Arsenalit, ndeshja ishte mjaft emocionuese dhe e kënaqshme, që është e rrallë me këtë United, derisa hynë ata të dy në fushë”, shtoi ndër të tjera anglezi, i cili kishte luajtur për “djajtë e kuq” gjatë periudhës 1989-1995./Zëri