Talibanët kërkojnë ta vrasin djaloshin afgan që u bë i famshëm si tifoz i Messit

Talibanët kërkojnë ta vrasin djaloshin afgan që u bë i famshëm si tifoz i Messit

Sport dhjetor 08, 2018 - 22:31
Lexo detajet!

Familja e një djaloshit afgan, i cili bëri famë jetëshkurtër interneti pasi u fotografua në një fanellë në improvizuar nga një qese plastike në ngjyra të heroit të tij, sulmuesit argjentinas Lionel Messit, është detyruar ta braktisë shtëpinë pas një sulmi taliban.

Fama të sjellë probleme

Murtaza Ahmadi, tani 7 vjeç, pushtoi mediat botërore dy vite më parë kur vëllai i tij ia bëri një fanellë nga një qese plastike kaltërebardh, dhe ia shkroi emrin dhe numrin 10 të Messit.

Fama e tij e papritur ia siguroi atij një takim me heroin e vet, por i shkaktoi edhe probleme familjes së tij, anëtarëve të minoritetit etnik Hazara nga rrethina Joghori në provincën qendrore të Ghaznit.

“Murtaza u bë i famshëm nëpër botë, por tani ne nuk jemi në gjendje të ecim të lirë apo të shkojmë kudo. Murtaza dhe fëmijët e mi tjerë nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë”, ka thënë nëna e tij, Shafiqa Ahmadi, në Kabul, ku janë duke qëndruar ata.

Sulmet talibane

“Gjatë natës, disa burra të dyshimtë silleshin përreth shtëpisë sonë dhe kur talibanët e sulmuan fshatin tonë, ne vendosem të ikim”, tha Ghazni.

Talibanët e sulmuan qytetin Ghazni në gusht dhe tani luftime të intensifikuara po bëhen në Joghari, duke i detyruar mijëra persona të ikin.

“Situata e sigurisë nuk është e mirë dhe kam frikë të dal jashtë. Dua të bëhem futbollist si Messi dhe dua të jem në gjendje të shkoj në shkollë”, tha Murtaza. /Express/

Image 
Image