Gjilani liron dy futbollistë të huaj

Sport December 13, 2018 - 15:02
Detajet

Gjilani e ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë të huaj, të cilët kishin zbarkuar në klubin kosovar gjatë verës që shkoi, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë për lojtarët Trevin Shonari Caesar i ardhur nga Trinidad dhe Tobago dhe brazilianin Jose Mauricio Marinho, të cilët kishin mbrojtur ngjyrat e klubit në pjesën vjeshtore të edicionit të sivjetmë në futbollin kosovar.

“Gjilani i falënderon futbollistët për angazhimin sa ishin pjesë e klubit tonë dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre futbollistike. Klubi gjithashtu është në bisedime me disa futbollistë ku pritet të përforcohet në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /Zëri/