Gjiganti spanjoll pas Emersonit

Sport December 13, 2018 - 15:09
Detajet

Mbrojtësi i Atletico Mineiros, Emerson mund ta marrë rrugën drejt Spanjës për t’iu bashkuar ndonjërit prej skuadrave të La Ligas në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjell Zeri.info.

Mbrojtësi i djathtë është bërë objektiv i Barcelonës, por atë e pëlqen edhe Real Betisi.

Ky i fundit është pajtuar t’i paguajë 75% të kartonit të lojtarit, ndërsa Barça 25%, me opsion që ta blejë 19 vjeçarin pas disa vitesh. /Zëri/